Ndërlidhjet

Turqi: Prokurori largohet nga rasti i korrupsionit të lartë


Kryeministri Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan
Prokurori turk, Muammer Akkas, tha sot se është larguar nga rasti i profilit të lartë të korrupsionit, i cili ka çuar në ndryshime madhore në qeverinë e këtij vendi.

Zoti Akkas nëpërmjet një deklarate ka theksuar se “si prokuror publik më kanë parandaluar nga lansimi i hetimit” dhe shtoi se “me mjete të forcës policore, drejtësia i ishte nënshtruar presionit të hapur”.

Këto hetime, në të cilat janë të përfshirë biznesmenë të lartë dhe familjarë të ministrave, kanë shkaktuar ndryshime në qeveri nga ana e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, meqë tre ministra dje kanë dhënë dorëheqje.

Zoti Erdogan i ka zëvendësuar 10 ministra.

Kryeministri ka thënë se hetimet ishin komplot i orkestruar nga jashtë pa mbështetje ligjore.

Ai i ka shkarkuar disa shefa të policisë.

Deklarata e prokurorit Akkas u bë një ditë, pasi ai urdhëroi arrestimin e 30 të dyshuarve të tjerë, përfshirë ligjvënës dhe biznesmenë, në kuadër të hetimeve të zgjeruara për korrupsion.
XS
SM
MD
LG