Ndërlidhjet

Kosovë: Hoxhaj e uron kolegun slloven Erjavec


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar ministrit të jashtëm slloven, Karl Erjavec, urime me rastin e shënimit të 23 vjetorit të pavarësisë së Sllovenisë.

Mëtutje, Ministria e jashtme e Kosovës njofton se zoti Hoxhaj ka theksuar se “Sllovenia mbetet një partnere dhe mbështetëse e madhe e Kosovës”.

Në ditën e sotme, para 23 vjetësh, Kuvendi i Sllovenisë i ka shpallur rezultatet e referendumit për shkëputje nga Jugosllavia, e kjo ditë është shpallur si ditë e pavarësisë dhe unitetit.
XS
SM
MD
LG