Ndërlidhjet

Kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm ukrainas


Protestuesit ukrainas me fotografitë e gazetares Tetyana Chornovil.

Protestuesit ukrainas me fotografitë e gazetares Tetyana Chornovil.

Disa qindra ukrainas janë mbledhur të enjten jashtë Ministrisë së Brendshme në Kiev, për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Vitaly Zakhrachenko, pasi një gazetare, e njohur për hetimet e saj të korrupsionit në qeveri, është sulmuar.

Tetyana Chornovil, 34 vjeçe, është tërhequr zvarrë nga makina e saj dhe është rrahur brurtalisht të mërkurën, vetëm disa orë pas publikimit të një artikulli të saj, në lidhje me pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Chornovil, e cila shkruan për ueb-faqen opozitare Ukrainska Pravda, është aktiviste e shquar, e cila ka mbajtur fjalime në protestat e fundit antiqeveritare.

Ministria e Brendshme ka thënë se policia beson se tre njerëz janë të përfshirë në sulm, dy prej të cilëve janë arrestuar.

Protestuesit pro-evropianë kanë vazhduar të okupojnë qendrën e Kievit, por numri i tyre ka nisur të bie, pasi Rusia, këtë muaj, i ka ofruar Ukrainës 15 miliardë dollarë ndihmë.
XS
SM
MD
LG