Ndërlidhjet

Një aktivist i Greenpeace lë Rusinë


Dmitry Litvinov

Dmitry Litvinov

Njëri nga 30 aktivistët e organizatës mjedisore Greenpeace, të arrestuar për shkak të protestave kundër shpimit për naftë në Arktik, ka lënë Rusinë.

Dmitry Litvinov ka kaluar kufirin finlandez, pasi ka marrë një vizë dalëse të enjten.

Greenpeace ka thënë se pret që aktivistët e mbetur të kenë leje për t’u larguar nga Rusia qysh sot.

Dje, Rusia ka përfunduar procesin e tërheqjes së akuzave penale kundër aktivistëve të Greenpeace.

Ata fillimisht janë akuzuar për pirateri, ndërsa pastaj për huliganizëm.
XS
SM
MD
LG