Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet kampi iranian në Irak, vriten 3


Irak

Irak

Një grup i opozitës iraniane në Irak ka thënë se një sulm me raketa pranë kampit të tij, në afërsi të aeroportit të Bagdadit, ka vrarë tre njerëz dhe plagosur 50 të tjerë.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit e ka dënuar sulmin dhe i ka bërë thirrje Qeverisë irakiane që të ofrojë siguri për banorët e kampit Hurriya.

Në këtë kamp jetojnë rreth 3,000 njerëz.

Grupi "Këshilli Kombëtar i Rezistencës" është formuar në vitet 1960 për të kundërshtuar shahun e Iranit dhe më pas qeverinë e tij teokratike.

Qeveria aktuale e Irakut ka marrëdhënie të mira me Iranin dhe do që grupi të lërë Irakun.
XS
SM
MD
LG