Ndërlidhjet

logo-print

Obama nënshkruan marrëveshjen për buxhetin


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nënshkruar marrëveshjen dypartiake për buxhetin, të negociuar nga Kongresi këtë muaj.

Presidenti ka nënshkruar ligjin në Havai, ku po kalon pushimet me familjen.

Buxheti lejon zhvillimin e aktivitetit të qeverisë federale për dy vjet, duke eliminuar rrezikun e një mbylljeje të qeverisë, të ngjashme me mbylljen 16-ditëshe në tetor.

Ligji i ri lehtëson disa shkurtime buxhetore që ka miratuar më parë Kongresi dhe gjatë dekadës së ardhshme do të zvogëlojë me 23 miliardë dollarë borxhin publik prej 17 triliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG