Ndërlidhjet

Rajoni i Transdniesterit miraton legjislaturën ruse


Transdniester
Transdniester
Rajoni separatist i Moldavisë, Transdniesteri, ka kaluar ligjin për miratimin e legjislaturës ruse për rajonin.

Udhëheqësi de facto i Transdniesterit, Yevgeny Shevchuk, ka thënë se “tranzicioni në legjislaturën ruse është e drejtë sovrane e Transdniesterit, e bazuar në vullnetin e popullit të tij”.

Shevchuk ka thënë se masa ka qenë e nevojshme pasi Çisinau ka vënë inicialet në Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian, në muajin nëntor.

Ai ka thënë se prioritet i Transdniesterit është integrimi në “hapësirën euro-aziatike”, duke aluduar në Unionin Doganor, të udhëhequr nga Rusia.
XS
SM
MD
LG