Ndërlidhjet

Rasti Chornovil: Arrestohet i dyshuari i tretë


Tetyana Chornovil në një spital të Kievit.
Tetyana Chornovil në një spital të Kievit.
Policia në Ukrainë ka arrestuar të dyshuarin e tretë, në lidhje me rrahjen brutale të gazetares dhe aktivistes opozitare, Tetyana Chornovil.

Autoritetet po ashtu kanë thënë se janë duke marrë në pyetje tre anëtarë të parlamentit, edhe pse nuk kanë saktësuar lidhjet e tyre me rastin.

Tetyana Chornovil, 34 vjeçe, është tërhequr zvarrë nga makina e saj dhe është rrahur brurtalisht të mërkurën, vetëm disa orë pas publikimit të një artikulli të saj, në lidhje me pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Ajo është duke u shëruar në një spital të Kievit.
XS
SM
MD
LG