Ndërlidhjet

Shpërthimi në Bejrut vret ish-ministrin e Financave


Bejrut, 27 dhjetor 2013.
Bejrut, 27 dhjetor 2013.
Një shpërthim në Bejrut ka vrarë ish-ministrin libanez të Financave, Muhammad Shattah, dhe së paku katër njerëz të tjerë.

Raportet thonë se makina bombë ka pasur në shënjestër Shattahun, mysliman sunit, derisa konvoji i tij ka qenë rrugës për një takim me një grup opozitar të Sirisë.

Ambulancat janë parë duke marrë viktima nga vendi i ngjarjes.

Bejruti ka parë rritje të dhunës, si pasojë e përhapjes së konfliktit nga Siria fqinje.

Dy shpërthime jashtë Ambasadës së Iranit në Bejrut në muajin nëntor, kanë vrarë së paku 23 njerëz, përfshirë një diplomat.
XS
SM
MD
LG