Ndërlidhjet

Shtatë aktivistë të Greenpeace lënë Rusinë


Dy nga 30 aktivistët e arrestuar të Greenpeace...
Dy nga 30 aktivistët e arrestuar të Greenpeace...
Së paku shtatë aktivistë të organizatës mjediore Greenpeace, të arrestuar për shkak të protestave kundër shpimit për naftë në Arktik më shumë se tre muaj më parë, kanë lënë Rusinë.

Pesë shtetas britanikë dhe një kanadez kanë fluturuar të premten nga Shën Petersburgu për në Paris, pasi kanë marrë vizat e nevojshme nga autoritetet ruse.

Një shtetas suedez është larguar po ashtu sot.

Katër nga 30 aktivistët janë shtetas rusë.

Të enjten, Rusia ka përfunduar procesin e tërheqjes së akuzave penale kundër aktivistëve të Greenpeace.

Ata fillimisht janë akuzuar për pirateri, ndërsa pastaj për huliganizëm.
XS
SM
MD
LG