Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e shqetësuar me dhunën ndaj gazetarëve në Ukrainë


Gazetarja e rrahur, Tetyana Chornovil.

Gazetarja e rrahur, Tetyana Chornovil.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” për dhunën dhe kërcënimet ndaj aktivistëve dhe gazetarëve, të cilët kanë marrë pjesë ose kanë raportuar për protestat pro-evropiane në Ukrainë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se rrahja e gazetares Tetyana Chornovil është “veçanërisht shqetësuese”.

Chornovil, 34 vjeçe, është nxjerrë me forcë nga makina e saj më 25 dhjetor dhe është rrahur brutalisht nga persona të panjohur.

Ajo është duke u shëruar në një spital të Kievit.

Chornovil, së fundmi, ka publikuar një artikull për pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Psaki i ka bërë thirrje Qeverisë së Urkainës që të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut.

Ajo po ashtu ka kërkuar nga Kievi që të dërgojë një mesazh të qartë se dhuna ndaj kritikëve të qeverisë nuk do të lejohet.
XS
SM
MD
LG