Ndërlidhjet

Pussy Riot e do Khodorkovskyn për president


Maria Alyokhina (m) dhe Nadezhda Tolokonnikova (d)
Maria Alyokhina (m) dhe Nadezhda Tolokonnikova (d)
Njëra nga dy anëtaret e liruara të “Pussy Riot” ka thënë se grupi feminist dëshiron ende të shohë largimin e presidentit rus, Vladimir Putin, nga pushteti dhe zëvendësimin e tij me ish-manjatin e naftës dhe kritikun e Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Nadezhda Tolokonnikova i ka bërë këto komente në një konferencë për media në Moskë, së bashku me shoqen e saj, Maria Alyokhina.

Kjo e fundit ka akuzuar Kishën Ortodokse Ruse, se ka luajtur rol në burgosjen e tyre.

Dyshja është burgosur nën akuzat për huliganizëm, të motivuar nga urrejtja fetare, pas një performance kundër Putinit në një katedrale të Moskës, në shkurt të vitit 2012.

Të dyja janë liruar javën e kaluar në bazë të ligjit për amnisti, ashtu si edhe Khodorkovsky.

Ato kanë thënë se kanë nisur një projekt, të quajtur Zona e Ligjit, i cili do të fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve në burgjet ruse.
XS
SM
MD
LG