Ndërlidhjet

logo-print

OKB: 120,000 refugjatë nga Sudani Jugor


Sudani Jugor

Sudani Jugor

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 120,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë, për shkak të dhunës në Sudanin Jugor.

Të dhënat janë bërë publike sot, deirsa udhëheqësit afrikanë po takohen në Kenia, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike të krizës.

Ata shpresojnë të dakordohen për një plan të bisedimeve midis presidentit të Sudanit Jugor, Salva Kiir, dhe rivalit të tij, ish-presidentit, Riel Machar.

Luftimet kanë nisur në kryeqytetin Juba më 15 dhjetor, pasi Machar është akuzuar për përpjekje për grushtshtet.

Përleshjet midis mbështetësve rivalë janë përhapur mandej në gjithë vendin.

OKB thotë se së paku 1,000 njerëz kanë humbur jetën në luftime.
XS
SM
MD
LG