Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt përleshen policia me protestues, një i vdekur në Kajro


Egjipt - Studentët protestues janë barrikaduar me barrikada për të parandaluar eskalimin e situatës, pas përleshjeve të mëhershme me forcat e rendit në Kajro, 27 dhjetor 2013

Egjipt - Studentët protestues janë barrikaduar me barrikada për të parandaluar eskalimin e situatës, pas përleshjeve të mëhershme me forcat e rendit në Kajro, 27 dhjetor 2013

Forcat egjiptiane të policisë janë përleshur në Kajro me protestuesit e Vëllazërisë Myslimane, ku si pasojë një civil ka vdekur.

Kësaj lëvizje islamiste iu ndalua funksionimi nga qeveria në Egjipt, pasi u kategorizua në grupin e organizatave terroriste.

Policia ka shtënë me gaz lotsjellës të premten në studentët që protestonin duke kënduar dhe brohoritur kundër ushtrisë, në Universitetin Al-Azhar të Kajros.

Përleshje mes protestuesve dhe policisë janë raportuar edhe në dy qarqe të tjera të Kajros.

Kurse viktima e vrarë gjatë përleshjeve me policinë, është raportuar të ketë ndodhur në qytetin Samalut të krahinës Minya, që gjendet në jug të Kajros.

Ministria e Punëve të Brendshme të Egjiptit lajmëroi se 147 njerëz janë arrestuar gjatë protestave të mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane.

Kjo lëvizje, të cilës i takon edhe presidenti i përmbysur i shtetit Muhammad Morsi, ka lajmëruar për protesta të reja kundër vendimit qeveritar që ia ka ndaluar funksionimin.

Që kur Morsi u rrëzua nga pushteti, Egjipti ka qenë arenë e trazirave të mëdha, ndërsa një vale e sulmeve iu janë atribuar militantëve islamik.
XS
SM
MD
LG