Ndërlidhjet

Një gjykatë në Turqi pezullon vendimin e qeverisë Erdogan


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata e Lartë Administrative e Turqisë ka pezulluar zbatimin e një dekreti qeveritar me të cilin policia urdhërohet që të informojë të eprorët më të lartë, kur nisin hetime e bekuara nga prokurorët publik.

Kjo rregullore ishte lëshuar me 21 dhjetor, pasi policia doli në publik me një hetim të mashtrimit të shkallës së gjerë, ku ishin përfshirë edhe djemtë e disa ministrave të kabinetit, dhe shefi i një banke shtetërore.

Ky kufizim ishte kritikuar nga shumica e popullatës turke, pasi e shohin si një përpjekje për të minimizuar dëmin nga skandali që shpërtheu.

Gjykata njoftoi se ka pezulluar këtë ndryshim në punën e policisë, dhe se pret më shumë shpjegime për këtë çështje.

Oda e Avokatëve të Turqisë kishte ngre këtë çështje në gjykatë dhe kishte kërkuar anulimin e vendimit qeveritar.

Po ashtu, të premten ushtria turke tha se ajo nuk do të përfshihet në politikë, në prag të këtij skandali korruptiv, i cili e ka shtyrë kryeministrin Recep Tayyip Erdogan që të bëjë rrokada në kabinetin e tij, pasi tre ministrat-të cilëve iu arrestuan djemtë-dhanë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG