Ndërlidhjet

Baskët duan më shumë autonomi


Ilustrim
Ilustrim
Rajoni verior spanjol Baskë po kërkon më shumë autonomi, por nuk dëshiron që të ndjek shëmbullin e Katalonisë fqinje, tha të premten lideri i Partisë Popullore Baske (PNV).

“Ne do t’ia dalim me rrugë tona”, tha kryetari i PNV-së, Andoni Ortuzar në një interistë për radion Cadena Serb.

Rajoni veri-lindor i Katalonisë, i cili ka qenë tradicionalisht lokomotivë e zhvillimin ekonomik të shtetit, po kërkon që të mbahet një referendum më 9 nëntor të vitit 2014, për të pyetur qytetarët nëse duan apo jo të pavarësohen nga Spanja.

Ky plan është hedh pshtë nga qeveria spanjolle, e cila është zotuar se do të parandalojë një votim të tillë.

Kryeministri katalan Artur Mas tha se referendumi do t’i pyes votuesit nëse duan që ky rajoni i pasur, me 7.6 milionë banorë, të bëhet shtet, dhe nëse ai shtet duhet të jetë i pavarur.

Rajoni baskë me 2.2 milion banor, ka zhvilluar zgjedhjet e veta të para në tetor, prej se grupi seperatist ETA ndërpreu fushatën e vet të dhunshme, që i kushtoi me jetë 850 personave.

Ortuzar tha se baskët duhet të përqendrohen në konsolidimin e paqes, e cila është arritur pas një periudhe të vështirë nga e cili ka dal rajoni.
XS
SM
MD
LG