Ndërlidhjet

Konfiskohen 30 kg marihuanë në Mitrovicë e Rahovec


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës, ka arrestuar të premten dy persona dhe ka konfiskuar mbi 30 kilogramë marihuanë.

Sipas një njoftimi të dërguar nga forcat e rendit, bëhet e ditur se kjo sasi e drogës është konfiskuar në Mitrovicë dhe Rahovec.

I pari aksion policor thuhet se është kryer të mërkurën, ku “është bërë kontrollimi i një veture dhe në një bunker special (të improvizuar) kanë gjetur substancën narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë me peshë 5.2 kilograme”.

Dy të dyshuar janë arrestuar, kurse në vazhdimësi të hetimeve rreth këtij rasti, policia ka kryer një operacion të dytë bastisjeje në Xërzë të Rahovecit, ku ka konfiskuar edhe 25.6 kilogramë marihuanë.

Operacioni policor është kryer nga njësia anti-drogë Mitrovicë-Veri.
XS
SM
MD
LG