Ndërlidhjet

logo-print

Të paktën 150 sirian vriten në një pritëSyria


Ilustrim

Ilustrim

Televizioni shtetëror sirian raporton se të paktën 150 kryengritës opozitar janë vrarë të premten në një pritë që kanë organizuar trupat qeveritare në afërsi të Damaskut.

Sulmi që u kry në afërsit ë Qalamoun, që gjendet në veri-lindje të kryeqytetit, ka vrarë qindra persona, të cilët agjencia shtetërore e lajmeve SANA i quan si “terroristë”, që paraqet një referencë shtetërore për kryengritësit të cilët luftojnë kundër presidentit Bashar al-Assad.

Duke cituar burime ushtarake, kjo agjenci thotë se në mesin e të vrarëve janë edhe xhihadistë të frontit al-Nusra.

Trupat ushtarake të Assad-it kanë avansuar javëve të fundit në këtë rajon, i cili është shumë pranë kufirit me Libanin.

Qalamoun shihet si një prej pikave kyçe të furnizimit të kryengritësve në Siri.

Siria është zhytur në krizë që nga marsi i vitit 2011, me protestat pro-demokratike, të cilët më pas u përshkallëzuan në një konflikt të brendshëm, pasi regjimi i Assad-it përdori dhunë për të shpërndarë demonstratat.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se nga qershori e deri më tani mbi 100 mijë njerëz janë vrarë në Siri.
XS
SM
MD
LG