Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Sulmohet stacioni policor, vdesin 2 veta


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën dy persona kanë vdekur të premten, nga shpërthimi i një makine bombe në afërsi të stacionit të policisë në qytetin jugor rus të Pyatigorsk, në rajonin e qetë të Kaukazit Verior, lajmëron agjencia ITAR -TASS.

Askush nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.

Kohëve të fundit kryengritësit që duan të themelojnë një republikë islamike në jug të Rusisë, sulmojnë ushtarët federal apo policët lokal.

Mediet ruse ndërkaq japin të dhëna të ndryshme për numrin e viktimave pas sulmit.

Një burim ushtarak, i ka thënë disa medieve se numri i të vrarëve është tre.

Por agjencia Interfax raporton se vetëm dy persona kanë vdekur nga ky sulm, dhe se dhjeta të tjerë janë lënduar.

Askush prej organeve të rendit nuk e konfirmon se ka dhjeta të lënduar.
XS
SM
MD
LG