Ndërlidhjet

logo-print

Hamiti e Arifaj nderohen me Çmimin për Guxim Qytetar


Ilustrim

Ilustrim

Xhabir Hamitit dhe Visar Arifajt, janë shpallur si personalitetet e vitit nga Lëvizja FOL, për guximin e tyre qytetar, dhe të njëjtit i ka nderuar me çmim në këtë fushë.

Drejtor i kësaj organizate, Petrit Zogaj, tha se Lëvizja FOL edhe këtë vit, po tenton të mbështes, të mbroj dhe të falënderoj individët, të cilët, edhe pse kanë hasur në vështirësi gjatë kryerjes së punës së tyre të përditshme.

Sipas kësaj lëvizjeje, përkundër këtyre pengesa, as Hamiti dhe as Arifaj, nuk janë ndalur në asnjë moment për të informuar publikun, për të hapur debat për çështje të caktuara dhe për t’i mbrojtur kauzat e tyre të drejta.

“Z.Hamiti dhe z.Arifaj, janë shembull i qytetarëve të devotshëm, të cilët nuk bëjnë kompromise me parimet, duke qenë të gatshëm të pranojnë edhe rreziqet që mund t’ju vijnë”, ka thënë Zogaj.

Hamiti është nderuar për rolin e tij në kontekstin e debatit të madh në shoqërinë kosovare lidhur me sekularitetin e shtetit dhe të drejtën e besimit.

Kurse Arifaj i Partisë së Fortë, u nderuar me këtë epitet, për ndihmesën që e dha, siç thuhet “në demaskimin e politikës së korruptuar dhe në krijimin e një fryme krejt të freskët politike në Kosovë, që kulminoi me rezultatet e papritura të zgjedhjeve lokale në mbarë vendin”.
XS
SM
MD
LG