Ndërlidhjet

Këshilltari i Khameneit do bisedime direkte me SHBA-në


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Një këshilltar i lartë i politikës së jashtme i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, ka bërë thirrje për bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara, në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Ali Akbar Velayati ka thënë se Republika Islamike do të përfitojë nga bisedimet sy më sy me anëtarët e grupit të ashtuquajtur P5+1 – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania, Kina dhe Gjermania – të cilët muajin e kaluar kanë negociuar një marrëveshje të përkohshme me Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor.

“Ne nuk jemi në rrugë të duhur nëse nuk kemi bisedime sy më sy me gjashtë vendet”, ka thënë Velayati për mediat iraniane.

Një anëtar i ekipit negociues të Iranit ka bërë të ditur se bisedimet në nivel ekspertësh midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore do të vazhdojnë më 30 dhjetor në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG