Ndërlidhjet

logo-print

Akullthyesi kinez bllokohet në Antarktik


Ilustrim

Ilustrim

Një akullthyes kinez, i cili ka bërë përpjekje të arrijë te një anije e bllokuar ruse në Antarktik, është bllokuar nga akulli i madh.

“Snow Dragon” është akullthyesi i tretë që është dërguar për të liruar anijen “MV Akademik Shokalskiy”, e cila është bllokuar të martën, derisa ka qenë në një ekspeditë kërkimore.

Një akullthyes francez është bllokuar po ashtu nga akulli, ndërsa një tjetër australian pritet të arrijë zonën të dielën.

Anija e bllokuar ruse ka 75 pasagjerë në bord, që përfshijnë shkencëtarë dhe turistë.
XS
SM
MD
LG