Ndërlidhjet

Kina lehtëson politikat e lindjes


Ilustrim

Ilustrim

Kina ka relaksuar zyrtarisht politikën e saj, që u lejon çifteve të kenë vetëm një fëmijë.

Sipas politikës së re të miratuar sot, çiftet do të lejohen të kenë fëmijën e dytë, nëse njëri prind është pasardhës i vetëm i prindërve të tij.

Më parë, një çift është lejuar të ketë fëmijën e dytë vetëm nëse të dy prindërit nuk kanë pasur vëllezër ose motra.

Vendimi është lehtësimi i parë i politikës së kufizuar të lindjes, që ka nisur të zbatohet në vitet 1980.

Autoritetet komuniste të Kinës e kanë arsyetuar këtë politikë me menaxhimin e rritjes së popullsisë.

Kina është vendi më i populluar në botë, me 1.35 miliardë banorë.
XS
SM
MD
LG