Ndërlidhjet

Arrestohet një deputet irakian në një bastisje vdekjeprurëse


Irak

Irak

Forcat irakiane të sigurisë kanë arrestuar një ligjvënës sunit, të akuzuar për terrorizëm.

Policia ka thënë se vëllai i Ahmed al-Alwanit dhe tre roje janë vrarë, pasi ata kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë që kanë arrestuar ligjvënësin.

Al-Alwani është figurë e shquar opozitare dhe ka udhëhequr protestat kundër qeverisë irakiane, të udhëhequr nga shiitët.

Policia ka thënë se të shtënat me rojet e Al-Alwanit në qytetin Ramadi kanë zgjautur afro një orë.
XS
SM
MD
LG