Ndërlidhjet

Mbi 300 të akuzuar për korrupsion në shëndetësinë kroate


Ilustrim
Ilustrim
Gjithsej 364 persona, në mesin e të cilëve së paku 300 mjekë dhe infermierë, janë akuzuar para Gjykatës së Qarkut të Zagrebit me aktakuzën më të madhe deri tash të ngritur nga Drejtoria për Eliminimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për mit dhënë personelit shëndetësor nga ana e firmës farmaceutike Farmal, transmetojnë mediat kroate.

Spas tyre, hetimet fillimisht kanë nisur kundër 77 personave, për t'u zgjeruar më pas në 364 persona fizikë dhe një person juridik.

Shumë mjekë thuhet se i presin dënimet me kusht, pasi në të kundërtën vlerësohet se suspendimi i tyre do të shkaktonte kolaps në sistemin e shëndetësisë primare në Kroaci.
XS
SM
MD
LG