Ndërlidhjet

Edhe 63 ish-pjesëtarë të MPB-së serbe në PK


Ilustrim
Ilustrim
Procesi i integrimit të ish-pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Policinë e Kosovës, i cili ka filluar zyrtarisht më 13 dhjetor, është duke vazhduar sipas parashikimeve, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës.

"Më 27 dhjetor janë nënshkruar kontratat e punës edhe të 63 zyrtarëve policorë, si dhe janë nënshkruar deklaratat e betimit, në përputhje me parimet dhe procedurat e PK-së".

"Nënshkrimit të kontratave të punës i ka paraprirë procesi i verifikimit të identitetit të tyre nga ana e Agjencisë së Regjistrimit Civil të Ministrisë së Brendshme dhe verifikimi i së kaluarës së tyre nga ana e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG