Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen dhe lirohen 4 amerikanë në Libi


Libi

Libi

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se katër pjesëtarë të personelit ushtarak të SHBA-së janë arrestuar nga Qeveria libiane, por janë liruar shpejt.

Zëdhënësja Jen Psaki nuk ka dhënë detaje se përse amerikanët janë arrestuar, duke thënë se zyrtarët “janë duke u përpjekur për të konstatuar faktet e incidentit”.

Ky është incidenti i fundit që përfshin amerikanët në Libi që nga rrëzimi i sunduesit veteran, Muammar Qaddafi, më 2011.

Në muajin tetor, komandot amerikane kanë kapur një figurë të dyshuar të Al-Kaidës, Abu Abas al-Libi, në Tripoli.

Në shtator, 2012, katër njerëz, përfshirë ambasadorin amerikan në Libi, janë vrarë nga një sulm i militantëve islamikë në konsullatën e SHBA-së në Bengazi.
XS
SM
MD
LG