Ndërlidhjet

Dy kozmonautë kalojnë mbi 8 orë ecje në hapësirë


Ilustrim

Ilustrim

Dy kozmonautë rusë kanë ecur më shumë se tetë orë në hapësirë, në përpjekje për të instaluar kamera në pjesën e jashtme të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Oleg Kotov dhe Sergey Ryazansky kanë vendosur kamerat me kërkesë të një kompanie kanadeze, e cila do që të kapë video-imazhe të Tokës.

Por, për shkak të një anomalie, zyrtarët kanë thënë se kamerat nuk kanë qenë në gjendje të komunikojnë me stacionet në Tokë dhe kozmonautët i kanë kthyer ato brenda në Stacion.
XS
SM
MD
LG