Ndërlidhjet

logo-print

Largimi i toksinës nga Siria “s’do të bëhet në afat”


Siri

Siri

Një diplomat rus ka thënë se afati i 31 dhjetorit për largimin e toksinës vdekjeprurëse nga Siria, nuk do të përmbushet.

Mikhail Ulyanov, udhëheqës i Departamentit për Çarmatim pranë Ministrisë së Jashtme ruse, ka thënë se kemikatet nuk kanë arritur ende në portet e Sirisë, për t’u tërhequr më pas me anije të huaja, për shkatërrim të sigurt larg zonës siriane të luftës.

Qeveria e Sirisë ka rënë dakord për çmontimin e stoqeve kimike deri në qershor të vitit të ardhshëm, sipas një marrëveshjeje ruso-amerikane.

Toksina që mund të përdoret në sarin, gazin VX dhe agjentë të tjerë do të transportohet jashtë nga porti i Lakatias.
XS
SM
MD
LG