Ndërlidhjet

Arrestohet lideri i opozitës në Bahrejn


Ilustrim
Ilustrim
Lëvizja kryesore e opozitës shiite në Bahrejn, al-Wefaq, ka njoftuar se udhëheqësi i saj, Sheik Ali Salma, është arrestuar.

Në deklaratën për mediat, grupi ka thënë se Salman është në paraburgim “pas një sërë masash të paligjshme nga autoritetet e ndjekjes penale”.

Është e paqartë nëse ai ka qenë i akuzuar për ndonjë vepër.

Al-Wefaq ka fituar 18 ulëse në zgjedhjet e fundit më 2010, por ligjvënësit e tij kanë dhënë dorëheqje në vitin pasues, pas goditjes vdekjeprurëse të qeverisë ndaj demonstruesve antiqeveriatrë.

Ende nuk ka reagim të autoriteteve në lidhje me arrestimin e raportuar.
XS
SM
MD
LG