Ndërlidhjet

Së paku 25 të vrarë në Alepo të Sirisë


Alepo - foto arkivi

Alepo - foto arkivi

Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare kanë sulmuar sërish Alepon, duke hedhur të ashtuquajturat “bomba fuçi” në një treg perimesh.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se së paku 25 njerëz janë vrarë në sulmin e së shtunës, përfshirë dy gra dhe katër fëmijë.

I njëjti burim ka thënë se helikopterët kanë hedhur fuçi të mbushura me eksplozivë TNT në zonë.

Qeveria siriane thotë se në këtë mënyrë po godet terroristët.

Qindra njerëz janë vrarë në Alepo këtë muaj, si pasojë e sulmeve me bomba fuçi.
XS
SM
MD
LG