Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Kuvendi e miratoi buxhetin 2014, parashihet rritje 2%


Edi Rama

Edi Rama

Kuvendi i Shqipërisë mbrëmë e ka miratuar buxhetin për vitin 2014 në vlerë prej 3.25 miliardë eurosh, me një deficit prej 6.6% të GDP-së, ndërsa rritja ekonomike parashihet të jetë në shkallën 2%.

“Ky nuk është buxhet i krizës, por projekt i qartë për ndryshime dhe rishikim ekonomik”, tha kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij para deputetëve.

Në fillim të këtij muaji, Shqipëria është pajtuar për një kredi prej 300 milionë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që synon stabilizimin e financave në këtë vend, derisa borxhi publik ka arritur vlerën prej 67% të GDP-së, raporton AFP.

Qeveria më herët pat thënë se do t’i rrisë tatimet në fitimet e korporatave nga 10 në 15%, prej 1 janarit të vitit 2014.

Poashtu, planifikohet shpallja e taksave në të ardhura, prej 13 dhe 23 %, varësisht nga të ardhurat.

Opozita e qendrës së djathtë e ka kritikuar ashpër buxhetin, duke e përshkruar si “thellësisht të padrejtë dhe arbitrar” dhe ka tërhequr vërejtjen se ai do të çoj në “katastrofë financiare dhe ekonomike” në Shqipëri.

Opozita, poashtu, ka paralajmrëuar një varg protestash në gjithë Shqipërinë, gjatë javëve të ardhshme, kundër masave ekonomike të qeverisë.
XS
SM
MD
LG