Ndërlidhjet

Liban: Numri i të vrarëve nga bomba arriti në shtatë


Pjesëtarët e forace të sigurisë sëLibanit arrijnë në vendin e shpërthimit të makinës-bombë në kryeqytetin Bejrut
Pjesëtarët e forace të sigurisë sëLibanit arrijnë në vendin e shpërthimit të makinës-bombë në kryeqytetin Bejrut
Nurmi i personave të vrarë nga sulmi me makinë-bombë në Bejrut të Libanit, ka arritur në shtatë.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve ka raportuar se një i ri, i cili ishte plagosur nga sulmi me bombë ditën e premte, ka vdekur mbrëmë.

Sot gjatë ditës, pritet të mbahet ceremonia e varrimit të politikanit të njohur libanez, Muhammad Chatah, i cili u vra nga sulmi me bombë.

I ndjeri Chatah, dikur ministër i financave dhe ambasador në Shtetet e Bashkuara, ishte i njohur për kritikat e tij në adresë të presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, dhe grupit shiit libanez Hezbollah, që është aleat i regjimit të Sirisë.

Mbetet e paqartë se kush e ka ndërmarrë sulmin e së premtes në Bejrut, i cili është dënuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG