Ndërlidhjet

Izrael: Përgatitje për lirimin e të burgosurve palestinezë


Panoramë e Jerusalemit
Panoramë e Jerusalemit
Izraeli është në përgatitje të lirimit të 26 palestinezëve të burgosur, për lehtësimin e bisedimeve paqësore.

Mbrëmë vonë, autoritetet e Izraelit e kanë publikuar listën e palestinezëve, që vuajnë dënime të gjata me burg, për vrasjen e izraelitëve.

Zyrtarët thanë se të gjithë të burgosurit kanë vuajtur dënime prej 19 e deri në 28 vjet dhe se ata ishin burgosur para fillmit të negociatave të para paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, në vitin 1993.

Kjo është vala e tretë e lirimit, prej se të dy palët i kanë vazhduar bisedimet paqësore, nën presionin e fuqishëm të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në muajin korrik të këtij viti.

Planet për lirimin e të burgosurve palestinezë kanë nxitur protestë të familjarëve të viktimave izraelite, të cilët janë tubuar mbrëmë vonë para zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jeruslaem.

Në njoftimin e qeverisë së Izraelit theksohet se të burgosurit do të lirohen së paku 48 orë pas publikimit të listës me emrat e tyre.
XS
SM
MD
LG