Ndërlidhjet

Izrael: Të shtëna artilerike në territorin e Libanit


Ilustrim
Ilustrim
Izraeli është përgjigjur me zjarr artilerik në territor të Libanit, pasi zyrtarët izraelitë thanë se dy raketa nga Libani e kishin goditur pjesën veriore të Izraelit.

Zyrtarët thanë se nuk ka pasur viktima në njerëz nga raketat, që ishin hedhur sot në territorin e Izraelit.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se me zjarr artilerik ishte synuar burimi i hedhjes së raketave.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve raportoi se tanket e Izraelit kanë shtënë afër kufirit jugor të Libanit.

Nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz në anën libaneze.

Javën e kaluar, lëvizja Hezbollah e ka fajësuar Izraelin për vrasjen e njërit prej liderëve të lartë të këtij grupi shiit libanez, afër Bejrutit. Izraeli e ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirje në këtë rast.

Tensionet, poashtu, ishin shtuar pasi më 16 dhjetor një ushtar libanez e kishte vrarë një ushtar izraelit në kufi.
XS
SM
MD
LG