Ndërlidhjet

Pakistan: Nga ndeshja e autobusit me kamion – gjashtë të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 6 vetë kanë humbur jetën dhe më se 20 janë plagosur, në një aksident të trafikut në kryeqytetin Islamabad në Pakistan.

Zyrtarët e policisë i thanë Radios Evropa e Lirë se autobusi i udhëtarëve, që qarkullonte nga qyteti lindor Lahore për në Islamabad, ishte ndeshur me një kampion sot në mëngjes.

Policia tha se po zhvillon hetime për këtë incident, ndërsa dëshmitarët thanë se shoferin e kishte zënë gjumi dhe e kishte humbur kontrollin ndaj makinës.

Të plagosurit janë dërguar në një spital në Islamabad, ndërsa mjekët thonë se disa janë në gjendje kritike.

Vlerësohet se Pakistani është njëri nga vendet me më së shumti aksidente fatale në trafik, për të cilat fajësohen rrugët e këqia, mirëmbajtja e dobët e makinave dhe ngarja e shpejtë.
XS
SM
MD
LG