Ndërlidhjet

Raporti: Të arriturat në Afganistan, mund të shkatërrohen


Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan
Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan
E përditshmja Washington Post raporton se një vlerësim i ri i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, tërheq vërejtjen se të arriturat e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të vet, që janë bërë në Afganistan, gjatë tri viteve të kaluara, me gjasë do të shkatërrohen deri në vitin 2017.

Gazeta tha se ka biseduar me zyrtarë, të cilët e kanë lexuar Vlerësimin e Inteligjencës Kombëtare, që është dokument sekret, në të cilin përfshihet kontributi i 16 agjencive të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportit, vlerësohet se talibanët do të jenë gjithnjë e më me ndikim, derisa Shtetet e Bashkuara e zvogëlojnë involvimin në luftën në Afganistan dhe se ky vend do të “përfshihet në kaos të shpejtë”, nëse Uashingtoni dhe qeveria afgane, nuk e nënshkruajnë marrëveshjen e re të sigurisë, me të cilën lejohet mbetja e trupave amerikane në Afganistan, për operacione stërvitore dhe antiterroriste, pas vitit 2014.
XS
SM
MD
LG