Ndërlidhjet

Rusi: Largohet aktivisti i fundit i organizatës Greenpeace


Aktivistët e organizatës Greenpeace në një hotel në Shën Petersburg të Rusisë në pritje të largimit nga Rusia
Aktivistët e organizatës Greenpeace në një hotel në Shën Petersburg të Rusisë në pritje të largimit nga Rusia
I fundit nga 26 pjesëtarët e jashtëm të organizatës Greenpeace, të arrestuar nga autoritetet në Rusi, pas një proteste në Arktik, është larguar nga Rusia.

Në njoftimin e sotëm të organizatës Greenpeace thuhet se Tomasz Dziemianczuk nga Polonia, është larguar nga Shën Petersburgu dhe ka arritur në Varshavë.

Dje, 25 aktivistë të tjerë janë larguar nga Rusia.

Tridhjetë aktivistë, përfshirë katër rusë, ishin arrestuar në muajin shtator të këtij vit, për shkak të protestës kundër shpimeve për naftë në Arktik nga kompania ruse, Gazprom.

Ata fillimisht ishin akuzuar për “pirateri”, por më vonë autoritetet i akuzuan ata për “huliganizëm”.

Por, akuzat kundër aktivistëve të organizatës Greenpeace u tërhoqën, në fillim të këtij muaji, pasi u miratua një ligj për amnisti, që ishte mbështetur nga Kremlini.
XS
SM
MD
LG