Ndërlidhjet

Futboll: Dënohet gjesti antisemit i lojtarit Anelka


Nicolas Anelka (i dyti nga e majta) në aksion në fushë të futbollit

Nicolas Anelka (i dyti nga e majta) në aksion në fushë të futbollit

Asociacioni futbollistik i Britanisë thotë se po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet për një gjest antisemit të futbollistit francez, Nicolas Anelka, pas një goli të shënuar.

Sulmuesi i ekipit West Bromwich Albion, Anelka, e bërë këtë gjest gjatë barazimit 3:3 të ekipit të tij kundër ekipit West Ham United, në ndeshjen e së shtunës.

Në deklaratën e saj në rrjetin Twitter, ministrja e sportit e Francës, Valerie Fourneyron, e ka dënuar gjestin si “provokim shokues” dhe “të neveritshëm”, duke thënë se “në fushë të futbollit nuk ka vend për antisemitizëm”

Kongresi Evropian i Hebrenjëve ka kërkuar që Premier Liga Angleze ta dënoj futbollistin Anelka.

Gjesti i tij është përshkruar si përshëndetje e modifikuar e stilit nazist.

Në deklaratën e tij në Twitter, Anelka tha se gjesti ishte “dedikim special” për komediantin francez të njohur si Dieudonne, i cili e ka popullarizuar këtë gjest.

Nicolas Anelka ishte anëtar i dikurshëm i ekipit kombëtar të Francës në futboll.
XS
SM
MD
LG