Ndërlidhjet

NATO: Rasmussen e dënoi sulmin terrorist në Rusi


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e ka dënuar sulmin vetëvrasës në Volgograd të Rusisë, nga i cili janë vrarë dhjetëra vetë, dhe ka shprehur përkushtimin për vazhdimin e punës me Rusinë për luftimin e terrorizmit.

“E dënoj fuqishëm sulmin terrorist”, tha Rasmussen në një deklaratë dhe shtoi se “nuk mund të ketë arsyetim për sulme të këtilla barbare”.

Mëtutje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se “NATO-ja dhe Rusia do të qëndrojnë së bashku në luftën kundër terrorizmit, përfshirë punën e përbashkët në teknologjinë për parandalimin e sulmeve në sistemet e transportit publik”.

Sipas raporteve të fundit, nga ky sulm vetëvrasës në Volgograd të Rusisë janë vrarë së paku 15 vetë. Më herët ka pasur raporte se numri i të vrarëve është 18.
XS
SM
MD
LG