Ndërlidhjet

Schumacher në gjendje kritike për jetën


Michael Schumacher
Michael Schumacher
Kampioni në pension i Formula 1, Michael Schumacher, është në gjendje kritike për jetën, pas një aksidenti me ski.

Raportet thonë se Schumacher, 44 vjeç, ka përplasur kokën për shkëmb, derisa skijonte në Meribel të Alpeve Franceze.

Shtetasi gjerman po lufton për jetën në një spital të Francës.

Schumacher ka fituar dy tituj botërorë me Benettonin dhe pesë me Ferrarin.

Ai është vozitësi më i suksesshëm i Formula 1 në të gjitha kohërat, me një rekord prej 91 fitoresh.
XS
SM
MD
LG