Ndërlidhjet

Izraeli liron sot një grup palestinezësh


Ushtarë izraelitë - foto ilustruese

Ushtarë izraelitë - foto ilustruese

Izraeli pritet të lirojë sot 26 palestinezë, si pjesë e procesit të paqes, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ky do të jetë grupi i tretë me radhë që lirohet, pas atyre që janë liruar në gusht dhe në tetor.

Të gjithë të burgosurit palestinezë janë dënuar për vrasje të izraelitëve dhe kanë vuajtur dënime prej 19 deri në 28 vjet burgim.

Në përgjigje të lirimit, Izraeli pritet të publikojë zyrtarisht planet e tij për të ndërtuar 1,400 shtëpi të reja në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
XS
SM
MD
LG