Ndërlidhjet

Arabia Suadite ndihmon ushtrinë libaneze me 3 mld $


Liban - foto arkivi
Liban - foto arkivi
Arabia Saudite ka premtuar tre miliardë dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake për forcat e armatosura të Libanit.

Presidenti libaneaz, Michel Sleiman, ka thënë se paratë do të përdoren për të blerë armë nga Franca, ish-sundimtarja koloniale e Libanit.

Presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se Franca është e gatshme për të ndihmuar.

Forcat libaneze të sigurisë janë duke luftuar për të përmbajtur dhunën sektare dhe ekstremiste, që lidhet me luftën civile në Sirinë fqinje.

Të premten e kaluar, një makinë bombë në Bejrut ka vrarë politikanin e shquar sunit. Muhammad Chatah, i cili ka qenë i njohur për kritikat e tij për regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Arabia Saudite është mbështetësja kryesore e rebelëve që luftojnë për të rrëzuar regjimin sirian.
XS
SM
MD
LG