Ndërlidhjet

logo-print

Akullthyesi australian i afrohet anijes së bllokuar ruse


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një akullthyes australian ka bërë përparim drejt një anijeje kërkimore ruse, e cila është e bllokuar në akullin e Antarktikut që gjashtë ditë.

Autoriteti i Sigurisë Detare në Australi ka thënë se pavarësisht dukshmërisë së dobët, për shkak të borës, akullthyesi “Aurora Australis” është 20 kilometra larg anijes “MV Akademik Shokalskiy”.

Përpjekjet e dy akullthyesve të tjerë për të arritur anijen ruse kanë qenë të pasuksesshme.

Anija ruse ka 74 njerëz në bord, përfshirë shkencëtarë dhe turistë.
XS
SM
MD
LG