Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e shqetësuar me trazirat në Egjipt


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka shprehur “shqetësimin e SHBA-së” në lidhje me zhvillimet e fundit në Egjipt, gjatë një bisede telefonike me shefin e ushtrisë egjiptiane.

Përmes një deklarate për mediat, Pentagoni njofton se Hagel ka shprehur ngushëllime për viktimat e sulmeve të fundit në Egjipt, gjatë bisedës me gjeneralin Abdel Fattah al-Sisi.

Të martën e kaluar, një sulm vetëvrasës ka vrarë 15 persona në qytetin Mansura.

Hagel po ashtu ka shprehur shqetësime për klimën politike në Egjipt, në prag të referendumit kushtetues, të paraparë për muajin janar.

Egjipti është në trazira prejse ushtria ka rrëzuar presidentin islamik të vendit, Muhammad Morsi, në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG