Ndërlidhjet

Vietnam: 7 fëmijë mbyten nga dallgët e detit


Ilustrim
Ilustrim
Shtatë fëmijë janë mbytur në ujë derisa po notonin në plazhin e detit në afërsi të qytetit Ho Shii Mina, në jug të Vietnamit.

Fëmijët janë kapur nga dallgët e fuqishme detare, kurse fatkeqësia ka ndodhur ditën e diel.

Një përfaqësues i policisë lokale i ka thënë AFP-së se trupat e pajetë janë gjetur.

Mediat lokale kanë njoftuar se në piknik kishin dalë rreth 100 nxënës, kurse të mbyturit i përkasin moshës 12 deri 14 vjeç.
XS
SM
MD
LG