Ndërlidhjet

Tetë të vrarë në Ksinjiang


Ksinjiang
Ksinjiang
Zyrtarët në Kinë thonë se policia në rajonin Ksinjiang ka qëlluar për vdekje tetë persona, të cilët, sipas autoriteteve, kanë qenë të përfshirë në një sulm terrorist.

Incidenti i sotëm është i dyti që ka ndodhur këtë muaj në Ksinjiangun e banuar me shumicë myslimane.

Qeveria në këtë rajon ka thënë se sulmuesit, të armatosur me thika, kanë hedhur mjete shpërthyese dhe u kanë vënë zjarrin makinave të policisë.

Nuk ka raporte për viktima në mes të forcave të sigurisë apo civilëve.

Po këtë muaj, policia ka vrarë 14 njerëz pranë Kashgarit në Ksinjiang.

Shumica myslimane e këtij rajoni akuzon autoritetet kineze për kufizim të kulturës, gjuhës dhe fesë së tyre.
XS
SM
MD
LG