Ndërlidhjet

logo-print

Shqetësime për fëmijë të ndarë nga familja në Sudanin J.


Sudani Jugor

Sudani Jugor

Mijëra fëmijë mund të jenë ndarë nga familjet e tyre, si rezultat i dhunës së fundit në Sudanin Jugor, paralajmëron agjencia e ndihmës “Save the Children”.

Sipas saj, shumë fëmijë janë duke mbijetuar vetë në zona të largëta, ndërsa të tjerë kanë parë prindërit e tyre të vrarë dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara.

“Vetëm gjatë tre ditëve kemi regjistruar 60 fëmijë në një vend pranë Jubas, të cilët kanë qenë të ndarë nga familjet, për shkak të konfliktit”, ka thënë Helen Mould nga Save the Children.

Luftimet midis mbështetësve të presidentit dhe atyre të opozitës kanë nisur dy javë më parë në kryeqytetin Juba dhe janë përhapur në shumë pjesë të vendit.

Së paku 1,000 njerëz janë vrarë.

Sudani Jugor është bërë i pavarur nga Sudani në vitin 2011, pasi disa dekadave të konfliktit.
XS
SM
MD
LG