Ndërlidhjet

logo-print

Egjipti arreston tre gazetarë të Al Jazeera-s


Logo e Al Jazeera-s

Logo e Al Jazeera-s

Forcat egjiptiane të sigurisë kanë arrestuar tre gazetarë që punojnë për Al Jazeera-n.

Ata përfshijnë korrespondentin Peter Greste, producentin Muhammad Fathmy dhe kameramanin Muhammad Fawzy.

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se gazetarët kanë pasur takime me organizatën e ndaluar, Vëllazëria Myslimane, dhe dyshohet se kanë transmetuar ilegalisht lajme që dëmtojnë “sigurinë e brendshme”.

Ministria po ashtu ka thënë se nga ta janë konfiskuar kamera, incizime dhe materiale të tjera.

Al Jazeera ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve.
XS
SM
MD
LG