Ndërlidhjet

Thaçi zotohet të jetë pranë veteranëve të UÇK-së


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se shoqëria dhe shteti nuk kanë bërë ende sa duhet për veteranët dhe familjet e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se sot shënohet Dita e Veteranëve të UÇK-së, “dita e njerëzve meritorë për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.

“Si bashkëluftëtar juaji jam krenar me të gjithë ju, shumë prej të cilëve i njoh, por të gjithë jeni heronj të heshtur, të gjallë të përditshmërisë sonë, duke u ballafaquar me sfida jetësore me dinjitet, edhe pse shoqëria dhe shteti ynë i ri ende nuk kanë bërë aq sa duhet për ju dhe familjet e juaja”, ka thënë Thaçi.

Ai është zotuar se si kryeministër i vendit, e ndjen përgjegjësi morale dhe shtetërore të jetë gjithmonë pranë veteranëve.
XS
SM
MD
LG